Site icon Telegrafi

Rama: Përfundojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, numri i të vdekurve shkon në 50

Qeveria bëri një mbledhje ashtu siç ka bërë ditët pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë me datë 26 nëntor.

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama tha se operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar dhe numri i viktimave ka shkuar në 50.

“Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar, ndërsa fatkeqëisht duhet të them që numri i viktimave ka shkuar në 50”, tha Rama.

Rama falendëroi edhe trupat e kërkim-shpëtimit që kanë ardhur nga jashtë.

“Duhet të falenderoj trupat e kërkim-shpëtimit që kanë ardhur nga jashtë. Pa ato ne nuk do të kishim mundur të shpëtonim asnjë banor nga gërmadhat. Por kjo nuk zbeh punën e trupave tanë të kërkim-shpëtimit, por trupat kanë nevojë për mjete të specializuara”, tha  kryeministri.

Pas dhënies së lajmit të keq që numri i viktimave ka shkuar në 50 Rama tha se 2,472 persona po akomodohen në hotele.

“Janë 2,472 persona të akomoduar në hotele. Nga tërmeti janë dëmtuar 8 shkolla dhe një qendër shëndetësore”- tha kryeministri.

Kryemistri u tregua i ashpër me abuzuesit të cilët përfitojnë të strehohen në vende të ndryshme edhe pse banesat e tyre janë në rregull.

“Jo çdo krisje e murit e bën banesët të pabanueshme. Duhet të dimë që programet e rindëritmit janë programe vetëm për banorët që banesat i kanë të shkatërruara ose janë shpallur të pabanueshme nga ekspertët. Disa ekipe specialistësh vijnë sot nga jashtë, siç është ekipi bullgar të cilët do merren me analizën e banesave”, tha ai. /tch/

Exit mobile version