Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dënuar sulmin terrorist në Vjenë që ndodhi mbrëmjen e së hënës.
Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale drejtuar kancelarit austriak Sebastian Kurz, Rama është shprehur, “zemërthyer nga sulmi terrorist në Vjenë që është edhe më shumë sot zemra e Evropës sonë”.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Vlerat tona të përbashkëta do të jenë gjithmonë më të forta se çdo ekstremizëm i dhunshëm. Ne qëndrojmë të vendosur me Austrinë”, ka përfunduar Rama.