Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste për gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, në lidhje me refugjatët që mund të kalojnë përmes Shqipërisë drejt vendeve të Schengenit, ka thënë: “Nuk do të ndërtojmë mure. Por, as nuk do t’i hapim kufijtë, sepse kjo do e bënte barrën edhe më të rëndë”.
Ai ka deklaruar se për momentin nuk ka shenja të tilla, ndërsa ka premtuar se pala shqiptare po e vëzhgon situatën me kujdes.
Ai tha po ashtu se Shqipëria ka ofruar strehim të refugjatëve, por parakusht për këtë është një politikë e harmonizuar ndërkombëtare e migrimit. Rama i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të angazhohet më shumë për t’u ballafaquar me dramën e refugjatëve dhe të mos ua lëre punën faktorëve anësorë si Turqia dhe vendet e Evropës Juglindore.