Në lidhje me protestën e djeshme të opozitës reagoi sërish sot kryeministri Edi Rama.
Ai shkruan se në sytë e kombëtarëve ajo i uli pikë Shqipërisë.
Sipas Ramës kjo ngjarje sjell material për ata që duan të bllokojnë hapjen e negociatave për Shqipërinë.
“Çfarë trishtimi pasqyra e shëmtisë së djeshme nëpër mediat e dynjasë!Politika qorre e një opozite pa vizion, pa program, pa lidership, nuk i bëri asgjë dot qeverisë po goditi Shqipërinë në sytë e botës dhe u dha material të tërë atyre që duan sebepe kundër negociatave me BE! TURP”, shkruan Rama.
Ndryshe, në protestën e djeshme të opozitës pati disa të lënduar, si pasojë e tensioneve ndërmjet policisë dhe protestuesve. /Telegrafi/