Site icon Telegrafi

Rama për Let’s Dance: Kauzë fisnike për fushën e shëndetësisë

Mbrëmë u mbajt edicioni i tetë i Let’s Dance, i organizuar nga Action for Mothers and Children.

Në ketë event ishte i pranishëm edhe kryetari i Prishtinës Perparim Rama, transmeton Telegrafi.

Përmes një njoftimi, ai ka thënë se Inciativa e Let’s Dance avokon nje kauzë fisnike në fushën e shëndetësisë.

“Sonte, bashkë me Kristalen, u inspiruam nga Jara, një vajzë shembullore, sportiste që merret me atletikë, pavarësisht se vuan nga diabeti. Jara është një prej shumë fëmijëve që ballafaqohen me diabet por gjejnë forcën të arrijnë suksese në fusha tjera. Falënderova Action for Mothers and Children, që për tetë vite me radhë, përmes iniciativës ‘Let’s Dance’ avokon për kauza fisnike në fushën e shëndetësisë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ky edicion i’u dedikua femijëve me diabet të tipit1./Telegrafi/

Exit mobile version