Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Sarajevë ka folur për “sherrin” e raportuar në media të ndryshme të Ballkanit, mes Aleksandar Vuçiqit dhe Isa Mustafës.
“Unë mendoj që këto tensione janë artificiale. Janë të ngritura për shkaqe elektorale (në Serbi), që nga treni, te muri, madje dhe te lajmi i përhapur në Prishtinë dhe Beograd, sipas të cilit, qenka bërë sherr mbrëmë në darkë”, ka treguar Rama.
“Për sa i përket zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës, unë besoj që janë marrëdhënie të vështira, është një dialog i vështirë, por është e vetmja rrugë për të trajtuar çështje që, jo thjesht janë në interes të përbashkët, por që kanë të bëjnë edhe me përcaktimin në rrugën e integrimit evropian dhe me përkatësinë në atë pjesë të komunitetit ndërkombëtar që ne kemi zgjedhur të jemi”, ka thënë ai.