Site icon Telegrafi

Rama për fitore, Prekazi për rezultat pozitiv

“Humbja në ndeshjen e parë ishte më e thellë sesa loja e treguar në fushë. Pavarësisht nga kjo, ne duhet të jemi të kujdesshëm kundër Trepçës, e cila ka skuadër solide dhe mund të befasoj çdo rival. Pres fitore dhe pikët e para”, thotë për Zërin numri një i bankinës së Drenicës, Fadil Rama, i cili është edhe më optimist për faktin se në skuadër kthehet mbrojtësi Caka.

Në anën tjetër kryetrajneri i Trepçës, Rafet Prekazi, thotë se përkundër kushteve të vështira në skuadër, atmosfera është e mirë.

“Futbollistët po angazhohen shumë dhe kjo më motivon edhe mua. Në Skenderaj shkojmë për të luajtur futboll dhe natyrisht presim rezultat pozitiv, që do të ishte edhe një pikë e fituar. Nuk jemi komplet pasi na mungon Fetahu dhe Rama”, thotë Prekazi për gazetën. /Telegrafi/ 

Exit mobile version