Site icon Telegrafi

Rama për armët kimike: Parimisht “Po”, në fakt “Jo”

Ai ka thënë se asnjëherë nuk do të rrezikonte jetën e qytetarëve të Shqipërisë, duke marrë përsipër rreziqet që i sjell ky shkatërrim.

Rama ka thënë se oferta për shkatërrimin e armëve kimike, do të ndihmojë që të gjitha zonat e mëhershme të kontaminuara të pastrohen, duke mos lejuar që asnjë gram të mbetet në Shqipëri!

Ai ka akuzuar opozitën për instrumentalizimin e gjendjes dhe propagandën histerike të saj. Rama ka theksuar se “pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), shqiptarët dhe Shqipëria nuk do të ishin në këtë gjendje ku janë sot”. Ai ka thënë se është i pakuptueshëm “antiamerikanizmi” i cili është trumbetuar gjatë këtyre ditëve.
“SHBA-të nuk vrasin njerëz, por njerëzit e SHBA-ve janë në frontet e luftës për të mirën e njerëzimit”, ka thënë Rama.

Rama ka theksuar që është shumë i lumtur që protestuesit shprehin pakënaqësinë e tyre në mënyrë të lirë dhe jo siç ka ndodhur në të kaluarën – nën tytat e pushkëve!

Megjithatë, ai në fund refuzoi të përfshihet në këtë proces.

“Po në parim jemi të gatshëm. Por, nuk kemi asnjë kapacitet të brendshëm. Gjithçka lidhet me transportin, ekspertizën dhe teknologjinë duhet të marrin përsipër vendet e tjera”, deklaroi Rama. "Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në këtë proces”. /Telegrafi/

Exit mobile version