Site icon Telegrafi

Rama për Abazoviqin: ‘Me ma t’mirin e të tanve’

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka takuar kryeministrin e Malit të Zi në detyrë, Dritan Abazoviq.

Rama dhe Abazoviq janë takuar në Rejkjavik të Islandës, ku do të mbahet takimi i liderëve të Këshillit të Evropës.

“Me ma t’mirin e të tanve. *Rekjavik, Samiti i Liderëve të Këshillit të Evropës”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.

Rreth 30 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane do të mblidhen në Rejkjavik të Islandës për samitin e parë të Këshillit të Evropës në gati 20 vjet.

Mes të pranishmëve janë kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Takimi i Rejkjavikut do të jetë samiti i parë i Këshillit të Evropës që nga viti 2005 dhe vetëm takimi i katërt i krerëve të shteteve dhe qeverive të këtij lloji.

Tema kryesore e samitit dyditor do të jetë lufta në Ukrainë. /Telegrafi/

Exit mobile version