Site icon Telegrafi

Rama: Pensionet me rritje që nga marsi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Qeveria ka kaluar në mbledhjen e të mërkurës vendimin për rritjen e pensioneve, që hyn në fuqi në mars. Ai tha se në një vend ku të ardhurat rriten në mënyrë të qëndrueshme ekonomia është më shumë.

Ai tha se atë që flasin me “përçartje” nuk duan të tërheqin për hunde njerëzit e varfër me gënjeshtra pas gënjeshtrash.

“Flasin me një përçartje ku nuk kanë asnjë raport me të vërtetën, por vetëm një synim, të tërheqin për hunde sa më shumë njerëz të varfër e të dëshpëruar me gënjeshtra pas gënjeshtrash, si hiena që jetojnë me kërma”, tha Rama.

Ai tha se rritja reale e konsumit për 2016 është 3% ndërkohë që deficiti buxhetor ka zbritur në 2.4 % nga 5.2 % që ishte kur e majta mori në dorë qeverinë. /Telegrafi/

Exit mobile version