Telegrafi

Pas dorëheqjes së Cakajt, Rama: E falënderoj Gentin për kryerjen e detyrës me dinjitet

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Cakaj ka treguar se tashmë dorëheqjen ia ka paraqitur kryeministrit Edi Rama.

Menjëherë pas dorëheqjes së Cakajt, lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Rama, duke e falënderuar për punën e tij.

Lexo po ashtu Gent Cakaj jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Punëve të Jashtme

“Dua ta falënderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkërisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme”, ka njoftuar Rama. /Telegrafi/