Site icon Telegrafi

Rama paraqet Rilindjen Urbane në Malësinë e Madhe

Kryeministri Edi Rama vazhdon t’u përgjigjet kritikave se ka harruar Veriun e Shqipërisë.

Nëpërmjet fotografive të publikuara sot në rrjetet sociale, Rama paraqet projektin e Rilindjes Urbane në Malësinë e Madhe.

“Nis nga puna në shtator kantieri i ndërtimit të qendrës së Bashkisë së re të Malësisë së Madhe, në sheshin aktual dhe krejtësisht të rrënuar të Koplikut, që do të tranformohet në një hapësirë publike të denjë për ambicien e Rilindjes Urbane.

Ky projekt është në vazhdën e disa projekteve të tjera që janë realizuar apo do të realizohen në këtë bashki, nga Kopliku deri në Vermosh”, – shkruan kryeministri.

Exit mobile version