Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se ndjehet krenar për kontributin që ka dhënë Shqipëria, në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Rama në një postim në “X”, ka shkruar se Shqipëria do ta mbështes fuqishëm Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes bazike.
“Nuk mund të jem më krenar për kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, draft-statuti i Asociacionit i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune, është draft i BE-së”, ka shkruar Rama.
Ai ka shtuar se së shpejti do të vijë në Prishtinë për “të treguar personalisht mbështetjen time”.
“Shqipëria do të mbështesë fuqishëm Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes bazike dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve të fqinjësisë sonë. Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/
I couldn't be prouder of Albania's firm and concrete contribution to the ongoing difficult process of normalizing relations between Kosovo🇽🇰& 🇷🇸Serbia. However, the ASMM draft statute accepted by Kosovo and Serbia as a suitable working document is an 🇪🇺EU draft.
🇦🇱Albania will…
— Edi Rama (@ediramaal) November 2, 2023