Site icon Telegrafi

Rama paralajmëron lehtësim të masave në Shqipëri për Ramazan

Muaji i Ramazanit pritet që të jetë dhe koha kur të kemi një lehtësim të masave kufizuese anti-Covid.

Rama ndër të tjera ka theksuar se një mundësi për ndryshim të orës policore mund të jetë dhe muaji i Ramazanit, ku besimtarët gjatë këtij muaji kanë një ritual të rëndësishëm për të bërë në orën 22:00 dhe kjo të shikohet si një mundësi frymëmarrje jo vetëm për besimtarët por për të gjithë.

Shefi i qeverisë ndër të tjera ka theksuar se këtë vit me procesin e vaksinimit do të kemi një mundësi më të lehtë dhe turizmi do të marrë frymë lirisht.

“Fillon Ramazani dhe një pjesë e ritualit të Ramazanit e dimë që ka një ritual që është në orën 22:00. Ministri turk po më thoshte se për shkak të Ramazanit mund të kishte një shtrëngim, ndërsa unë kam bërë një gjë ndryshe mendoj se mund të kemi një përhapje por duhet të jemi të kujdesshëm dhe nuk duhet që ta sabotojmë veten.  Sezoni turistik do të jetë i lehtësuar,” është shprehur kryeministri Rama në Abc News.

Exit mobile version