Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe i Sportit paraqet një platformë të përsosur për krijimin e rrjeteve me profesionistë nga Ballkani.
Rama me anë të një shkrimi në Facebook, ka theksuar se ky panair pasqyron imazhin e Prishtinës.
“Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe i Sportit, i cili tashmë po ndërthuret edhe me atë të Edukimit, paraqet një platformë të përsosur për krijimin e rrjeteve me profesionistë nga industria e turizmit dhe sportit në Ballkan, duke e bërë Kosovën vendin kryesor për bashkëpunim dhe komunikim rajonal e evropian”, ka thënë Rama.
“Ky panair është pikërisht lloj i tillë aktiviteti, të cilin kryeqyteti e mbështet, sepse ai pasqyron imazhin e Prishtinës që ne po e ndërtojmë si institucion”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/