Site icon Telegrafi

Rama pak fjalë për importin e plehrave

Kryeministri Edi Rama premtoi se do të fliste për ligjin e mbetjeve rreth orës 12:00 kur mori fjalën në foltoren e parlamentit, por pas dy orë debatesh e fjalimesh të gjata me Berishën, në fund e mbylli me dy fjali ligjin e shuëmdebatuar të mbetjeve urbane që miratohet sot në parlament.

Rama për ligjin e mbetjeve

Ligji stimulon zhvillimin e në industrie që sot e ka të domosdoshëm importin e mbejtjeve të ngurta që janë në listën e gjelbër. Sot është e qartë se nëse ne nuk do bëjmë një ndërhyrje do çonim në falimentimin e industrisë së riciklimit dhe do linim rrugëve 3200 punonjës që punojnë në këtë industri.

Ai shtoi se ky ligj është hap i domosdoshëm për ti dhënë puls një industrie që tre vitet e fundit janë zhvilluar në Shqipëri. /Telegrafi/

Exit mobile version