Paga minimale në Shqipëri do të rritet në 34 mijë lekë nga 32 mijë lekë që është aktualisht.
Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të paketës antikrizë.
“Rritje edhe njëherë edhe brenda këtij viti e pagës minimale nga 32 në 34 mijë lekë. Nuk duhet të ketë pagë më të ulët në Republikën e Shqipërisë”, tha kryeministri Rama.
Ai shtoi “me këto ndërhyrje vlerësojmë se i kapërcejmë në aspektin financiar paketat e natyrës ‘një pako për 2 po 3 muaj’ dhe pastaj nuk ka tjetër dhe krijojmë një bazë të rëndësishme të zgjeruar rezistence të të gjitha këtyre kategorive në raport me situatën e inflacionit”, transmeton kp.
Kryeministri tha se “garantojmë me laps në dorë mosrënien dramatike të fuqisë blerëse, por përkundrazi vazhdimin e një lëvizjeje në ekonomi sikundër e kemi parë edhe deri më sot”. /atsh/