Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në profilin e tij zyrtarë në Facebook ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili vendosi të mos e ndajë mandatin për kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev. Rama shkruan se gjuha shqipe s’është e armikut, por e një populli shtetformues, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”, shkruan Rama./Telegrafi/