Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka sqaruar edhe të premten qëllimin e vizitës së tij në Berlin të Gjermanisë.
Ai ka thënë se nuk ka probleme me shëndetin.
Në rubrikën “Përgjigja ime” në Facebook, Rama ka thënë se nuk ka pësuar asnjë problem shëndetësor, por ka shkuar në Gjermani për të takuar miqtë e BE dhe për t’i sqaruar rreth problemeve të Shqipërisë dhe baltën që sipas tij po hedh opozita.
“Siç e shihni jam mirë dhe nuk jam në spital në Berlin, por në zyrën time. Njerëz jemi dhe larg qoftë për cilin do, por edhe mund të sëmuremi. Por ne Berlin isha jo për shëndetin tim, por për të takuar miqtë të Europës. Për të sqaruar pamjet e shëmtuara që opozita po bën për vendin”.
“Lajmi i atakut tim në zemër, ky lajm i sajuar nga opozita për sëmundjen e kundërshtarit politik do të thotë që ke prekur fundin. Do i hedh në gjyq që të paguajnë për këtë shpifje me shëndetin tim”, tha Edi Rama. /Telegrafi/