Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me një postim në Facebook ka akuzuar opozitën lidhur me pagesën në Rrugën e Kombit.
Ai ka shkruar se opozita dëshiron ta përdor Kukësin si shishe benzine për ta djegur rrugën evropiane të Shqipërisë.
Postimi i plotë i Kryeministrit Rama
Kur ishin në qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës 8-9 EU! Dështuan. Tani i vunë zjarrin “patriotik” e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën evropiane të Shqipërisë! Mjerë kush u beson rrugëhumburve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë! /Telegrafi/