Site icon Telegrafi

Rama nxjerr nga salla të rinjtë që fishkëllenin: Këtu afër është pylli, shkoni atje! (Video)

Disa të rinj të cilët fishkëllenin kanë irrituar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që ishte i pranishëm në Panairin e parë kombëtar të Sporteve të aventurës organizuar sot paradite në Tiranë

“Këtu afër është pylli. Mund të shkoni nëpër pemë dhe të fishkëlleni. Të tjerët këtu, në veçanti vajzat kanë ardhur të dëgjonë. Dakort bilbila? Ju dhjetë bilbila që jeni këtu, ja ku e keni pyllin shkoni hipni në pemë dhe fishkëlleni. Jemi për natyrën, por jemi edhe në një ditë të shënuar që është Dita e Rinisë. Më duket e padrejtë që disa bilbila vazhdojë edhe fishkëllejnë. Më duket e padrejtë se nuk jemi në pyll këtu. Pylli është afër. Dakord? Unë nuk hyj të ato që dorëzohem dhe ti bilbil atje me gjyzlykë, që ke gjithë kohës me gishta në fyt. Është shumë mirë të ikësh dhe të t’i japësh fund”, ka thënë Rama duke iu drejtuar të rinjve.

Pasi organizatorët e aktivitetit nxorën jashtë të rinjtë, Rama bëri një tjetër batutë me ta kur tha: “Dua t’i shpreh falenderimin bilbilave. Më vjen shumë mirë që ikën nga salla!”

Exit mobile version