Site icon Telegrafi

Rama: Nuk ka vend për panik, asnjë rast i coronavirusit në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nuk ka asnjë rast të coronavirusit në Shqipëri dhe se nuk ka vend për panik.

Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin këshillat e miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, transmeton Telegrafi.

“Nuk ka vend për panik. Ju lutem ndiqni këto këto këshilla të thjeshta të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe shmangni sa më shumë telebroçkullat dhe dixhidokrrat që ushqejnë ankthin e panikun”, ka shkruar Rama sipër videos së publikuar, ku janë dhënë disa këshilla për parandalimin e koronavirusit.

Gjithashtu ai ka pohuar se nëse ditët a javët në vijim do të duhet përballur me këtë virus, qytetarët duhet të jenë të sigurt se do ta kalojnë./Telegrafi/

Exit mobile version