Hyrja e Prishtinës nga Gollaku do të zgjerohet së shpejti, ka njoftuar kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.
Ai ka thënë se do të zgjerohet profili i tërësishëm i rrugës, do të ketë gjelbërim, shteg të biçikletave dhe trotuare në të dy anët e rrugës.
“Do t’i japim një perspektivë të re hyrjes së Prishtinës nga Gollaku dhe Banja e Sijarinës”, ka shkruar Rama në Facebook. /Telegrafi/