Telegrafi

Rama niset nga Spanja: Vij në atdhe me dy lajme të mira

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe delegacioni i tij janë nisur sot në Shqipëri pas vizitës në Madrid, ku morën pjesë në samitin e NATO-s.

Në një postim në Facebook kreu i qeverisë thotë se vjen në atdhe me dy lajme të mira: atë të kontributit shqiptar në aleancën e NATO-s dhe zgjidhjen e ngërçit për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në BE.

“Për në atdhe pas një samiti veçanërisht të ngarkuar të NATO-s, ku morëm sidoqoftë kënaqësinë e dyfishtë të një pune të mbarë, qoftë në aspektin e kontributit të Shqipërisë për Aleancën, qoftë në drejtim të zgjidhjes së ngërçit për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka shkruuar Rama.

Kjo vjen disa orë pasi kreu i grupit parlamentar Taulant Balla foli në parlament për një dakordësi mes 27 vendeve anëtare të BE-së për të mbajtur javën e ardhshme konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut./A2/