Telegrafi

Rama nis vizitën zyrtare në Itali, pritet nga Gentiloni (Foto)

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka nisur vizitën zyrtare në Itali, ndërsa është pritur nga homologu italian Paolo Gentiloni. Pas kryeministrit italian, Rama do të takohet edhe me Presidentin e Senatit Pietro Grasso.

Në qendër të vizitës së Ramës në Itali është rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe mbështetja e Italisë ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit në BE. /Telegrafi/