Për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani, ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka ngushëlluar familjen Nishani.
“U prehtë në paqe! Ngushëllime familjes”, shkroi Rama.
Bujar Nishani u shua në moshën 56-vjeçare në Gjermani, ku ndodhej në gjendje kritike për jetën prej disa javësh dhe mbahej në jetë me aparatura.
Nishani ushtroi detyrën e Presidentit të Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri në 24 korrik të vitit 2017.
Ai la pas vetes bashkëshorten Odeta Nishani dhe dy fëmijët, Ersi dhe Fiona Nishani, njofton Telegrafi.