Kryeministri shqiptar Edi Rama me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdogan, po merr pjesë në konferencën e vendeve islamike për bashkëpunim, ku dhe falënderoi Turqinë për ndihmën e dhënë pas tërmetit së 26 nëntorit.
Në Stamboll, Rama do të këtë takime me biznesmenë nga Turqia dhe rajoni për të mbledhur ndihma për rindërtimin e pjesëve të prekura nga tërmeti.
Rama tha se Allahu i do më shumë janë ata që janë të dobishëm dhe se Turqia provoi se i përmbahet urtësisë së saj pas nuk braktisi një vëlla në nevojë.
“Ju falënderoj për reagimin e menjëhershëm për tragjedinë që theu zemrën e vendit tim, ju ishit atje për të na ndihmuar për 26 nëntorin, nuk gjej dot fjalët se sa shumë do të thoshte për në angazhimi juaj personal dhe i njerëzve tuaj që erdhën me shpejtësi të plotë, që vunë jetën e tyre në rrezik për ne. Faleminderit për sot, që më keni dhënë mundësinë për t’ju drejtuar një forumi kaq special”, tha Rama.
Kryeministri Rama më tej tha se, “pas 26 nëntorit me 51 të vdekur mbi 900 të plagosur qëndroj para jush për t’ju kërkuar ndihmë. Falënderoj secilin prej jush, vëllezërve tanë qoftë bamirësia juaj e pranuar. Ishin të shumtë ata që kanë ndihmuar, të moshuara me një pension të vogël, kanë ndihmuar gjithashtu, të rinj e të reja në diasporë kanë ardhur e kanë punuar vullnetarisht”.
“Jam këtu para jush dhe po bëj thirrje për ndihmë. Njerëzit që Allahu do më shumë janë ata që janë të dobishëm për të tjerët dhe kushdo ndihmon një njeri ë vështirësi, Allahu do ta lehtësojë nga vështirësia në ditën e ringjalljes. Më lini të jem i qartë miqtë e mi, unë nuk ofroj ringjallje por po kërkoj dritën në zemrat tuaja. Më lini t’ju kërkoj falje nëse përsëris veten por për të thënë të vërtetën mes kjo dritë pa tek Turqia një prej rrezeve të saj. Mes dhimbjes së papërshkruara për jetët e humbura dhe shkatërrimin që ka qene pothuajse apokaliptike në disa zona. Turqia e provoi edhe njëherë që i përmbahet urtësisë së saj sepse nuk braktisi një mik e një vëlla në nevojë. Siç thotë edhe thënia e vjetër të ecësh me një mik në errësirë është më mirë se të ecësh i vetëm në errësirë”, përfundoi Rama.