Nga sot bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës edhe në ambientet e jashtme.
Kryeministri shqiptar Edi Rama me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, u kujton qytetarëve që duhet të mbajnë maskën kudo jashtë shtëpisë.
Rama këtë postim e shoqëroi me foto nga pandemia e Gripit Spanjoll në vitin 1918, ku mori jetët e më shumë se 50 milionë njerëzve.
“Si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se nga sot maska është e detyrueshme kudo jashtë shtëpisë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/