Site icon Telegrafi

Rama: Nga sot gati edhe lejet për lëvizjet për arsye shëndetësore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se nga sot në portalin e-albania mund të merren lejet edhe për daljet për arsye shëndetësore.

Rama thotë se, ata që lëvizin pa leje do të ndëshkohen.

“Ata, që lëvizin pa lejen nga e-Albania dhe nuk zotërojnë dokument mjekësor për të justifikuar leje-daljen për arsye shëndetësore, kryejnë një shkelje që ndëshkohet në bazë të Aktit Normativ dhe masave të reja në Kodin Penal!”, njofton Rama. /Telegrafi/

Exit mobile version