Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim në Milano me bashkatdhetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se shqiptarët e Italisë janë shëmbëlltyra më rrezatuese e pararojave shqiptare të bashkimit me Evropën.
Rama tha gjithashtu se shqiptarët në Itali janë përbashkuesit e dy brigjeve të Adriatikut, vendit tonë e Italisë.
“Një përqafim të gjithëve kudo janë nga kjo arenë e mrekullueshme ku flamujt kuqezi dhe tre ngjyrëshi italian dëshmojnë lidhjen e përjetshme mes dy popujve që i ka bashkuar një det i tërë historie. Shqiptarët e Italisë jeni shëmbëlltyra më rrezatuese e pararojave shqiptare të ribashkimit me Europën.
Ju, jo politika as media as biznesi. Ju jeni përbashkuesit e dy brigjeve të Adriatikut. Jeni fuqia më e madhe e rikthimit të Arbërisë së vjetër e Shqipërisë së re. Dje kjo dukej gjëja më e pamundur në botë kur u bëtë mbartësit e peshës tronditëse të misionit historik”, tha Rama./euronewsalbania/