Telegrafi

Rama: Nga e hëna askush nuk do të del për pazare pa marrë lejen digjitale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar qytetarët se nga dita e hënë nuk do të mund të dalin për të bërë pazare pa pasur lejen digjitale.

Rama përmes një postimi të bërë në Facebook , ka pohuar se leja vlen për një person në familje, transmeton Telegrafi.

“Nga e hëna askush nuk del dot më në pazar, pa marrë lejen digjitale me e-mail ose telefon në emër të familjes”, ka shkruar ai.

Ndryshe, deri më tani në Shqipëri janë infektuar me COVID-19, 186 persona,  31 prej tyre janë shëruar kurse 8 nga ta kanë humbur jetën./Telegrafi/