Site icon Telegrafi

Rama nga Davosi mburret me suksesin e shqiptarëve: Nuk është vetëm kombëtarja, por edhe ushtria zvicerane

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Davosit në Zvicër.

Sikurse e ka bërë shpesh herë, ai jashtë politikës, ka postuar e komunikuar për histori të tjera.

Këtë herë ka përzgjedhur dy shqiptarë, pjestarë të ushtrisë zvicerane, të cilët i ka takuar në detyrat e tyre.

“Nuk është vetëm kombëtarja zvicerane. Është edhe ushtria zvicerane” ka thënë Rama duke prezantuar dy të rinjë, Florimin nga Kosova dhe Bujarin nga Presheva.

Exit mobile version