Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po planifikojnë që nga 1 janari 2024, të lansohet platforma digjitale E-lejet e cila mundëson që i gjithë procesi i pajisjes me kushte dhe leje ndërtimore të kryhet në mënyrë elektronike.
“Kryeqyteti planifikon që nga 1 janari 2024, të lansojë platformën digjitale E-lejet e cila mundëson që i gjithë procesi i pajisjes me kushte dhe leje ndërtimore të kryhet në mënyrë elektronike”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ai ka thënë se kjo do të ndikojë që procesi të jetë plotësisht transparent, i qasshëm për të gjithë.
“Kjo do të ndikojë që procesi të jetë plotësisht transparent, i qasshëm për të gjithë sepse tani qytetarët mund të aplikojnë për leje ndërtimi nga shtëpia pa pasur nevojë që të jenë prezent fizikisht në sportelet e Kryeqytetit.”
Rama thotë se E-leja do të largojë në tërësi përdorimin e letrave dhe do të kontribuojë direkt për një ambient më të pastër për gjithë vendin./Telegrafi/