Site icon Telegrafi

Rama në Turqi diskuton për ndërtimin e fabrikës së vaksinave në Shqipëri

Gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare në Turqi, kryeministri i vendit Edi Rama thotë se ka diskutuar rreh planeve për ndërtimin e një fabrike vaksinash anti-COVID në Shqipëri.

Shefi i mazhorancës ka ndarë në faqen zyrtare takimin që ka zhvilluar distributorin e vaksinës kineze “Sinovac”, Canturk Alagöz.

Ardhja e vaksinave kineze në Shqipëri nuk është bërë me marrëveshje direkte me prodhuesit kinezë, por sigurimi i tyre siç e ka pohuar vetë z. Rama është bërë përmes distributorit nga Turqia.

“E falënderova me mirënjohje për ndihmën jetike, diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike”, shkruan Rama.

Exit mobile version