Site icon Telegrafi

Rama në Thumanë: Rindërtimi nis në muajin maj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  ishte i pranishëm në një nga familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë. Ai takoi kryefamiljarin Sokol Mesi, i cili tashmë është strehuar duke përfituar nga bonusi i qirasë. Gjatë bisedës me të, Rama tha se në fillim të muajit maj do të fillojë puna për rindërtimin.

“Do zhvillojmë takime që të tregojmë projektet, të flasim për procesin e rindërtimit. Duhet durim. Kemi bërë maksimumin për të bërë sa më shpejt shumë gjëra bashkë. Javën e ardhshme do fillojmë me garën ndërkombëtare. Kemi bërë maksimumin për të bërë shumë gjëra bashkë. Nga fillimi i majit do jemi në kantier. Ndeshje të tilla nuk i kam problem. Po çfarë t`u bëj ndeshjeve që nuk kanë rregulla dhe arbitra. Kjo është kollaj. Vitin e ri do ta bëjmë te shtëpia e re”, tha Rama. /lapsi.al/

Exit mobile version