Site icon Telegrafi

Rama në “Termokos”, aktivizohet opsioni “B” i ngrohjes së Prishtinës përmes mazutit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se është marrë vendim që ngrohtorja e Termokosit të funksionalizohet përmes ndezjes së mazutit kjo pasi KEK-u ka ndërprerë furnizimin me avull duke shkaktuar ndërprerjen e ngrohjes për banorët e kryeqytetit.

Rama ka thënë se pas takimit urgjent në Termokos kanë vendosur për opsionin e dytë atë të ndezjes së mazutit.

“Sot patëm një takim urgjent me Ndërmarrjen Publike “Termokos” lidhur me situatën e krijuar si pasojë e ndërprerjes së ngrohjes për qytetarët e Prishtinës. Morrëm vendmin e përbashkët që të futet në sistem opsioni B i ngrohjes, përmes ndezjes së mazutit. Ne si Komunë do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet relevante dhe me qytetarët deri në rregullimin e problemit”, ka njoftuar Rama.

Exit mobile version