Telegrafi

Rama në përkrahje të marshit për ish-krerët e UÇK-së

Arkiv

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes disa fotograive ka mbështetur Marshin për Drejtësi që është mbajtur sot në Prishtinë.

Rama ka shpërndarë disa fotografi ku shihen qindra qytetarë që kanë dalur në përkrahje të ish pjestarëve të UÇK-së, ku sipër tyre ka shkruar “Me Marshin”.

Kryeministri Rama edhe ditën e shtunë ka bërë një deklaratë në mbështetje të Hashim Thaçit.

Rama në Twitter kishte shkruar se “A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale?”

“Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Joe Biden”, ka thënë kryeministri Rama në postimin e tij.

Në marshin e ditës së sotme kanë marrë pjesë mijëra qytetarë. /Telegrafi/