Site icon Telegrafi

Rama në Pediatrinë e Tiranës: Nis investimi për fazën e dytë të modernizimit të spitalit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Spitalin Pediatrik të Tiranës, ndërsa tha se ky spital i fëmijëve do të modernizohet.  

“Në Pediatrinë e Tiranës, ku çelet investimi i ri për fazën e dytë të modernizimit të spitalit të fëmijëve në QSUT, dhe për të gëzuar sadopak të vegjlit që në këtë vigjilje Krishtlindje, po marrin trajtim, nën kujdesin e stafeve mjekësore”, tha ai.

Ndërkaq, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se me fazën e dytë të investimit, do të kryhet i gjithë rehabilitimi i strukturës spitalore, shkruan Rtsh.

“Faza e dytë zeron të gjithë rehabilitimin e strukturës pediatrike. Janë 120 shtretër dhe përfshihen të gjitha shërbimet e pediatrisë së përgjithshme. Është një investim i buxhetit të shtetit, 6.6 mln euro. Me fazën e dytë kompletohet i gjithë spitali pediatrik. Do ketë një rehabilitim nga themelet”, u shpreh ministrja.

Exit mobile version