Telegrafi

Rama në mbështetje të Veselit dhe luftëtarëve të tjerë të UÇK-së pas ftesave nga Gjykata Speciale

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar lidhur me ftesën që është bërë së fundi nga Gjykata Speciale ndaj Kadri Veselit dhe ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së.

Përmes një shkrimi në Twitter, Rama e ka cilësuar të padrejtë ftesën nga Gjykata Speciale ndaj secilit luftëtar të UÇK-së.

Lexo po ashtu Veseli: Jam ftuar nga Gjykata Speciale - epoka e UÇK-së është pjesa më krenare e jetës sime

Ai ka theksuar se është mënyra më e drejtë për të dëshmuar të vërtetën që u fitua me luftë.

Ndërkaq, edhe më herët ka reaguar Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Lexo po ashtu Thaçi: Nuk ka gjykatë, tendencë dhe as fabrikim që mund ta njollosë Veselin dhe luftën e tij për çlirim

Thaçi ka thënë se nuk ka gjykatë, tendencë dhe as fabrikim që mund ta njollosë Veselin dhe luftën e tij për çlirim, njofton Telegrafi.