Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar lidhur me ftesën që është bërë së fundi nga Gjykata Speciale ndaj Kadri Veselit dhe ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së.
Përmes një shkrimi në Twitter, Rama e ka cilësuar të padrejtë ftesën nga Gjykata Speciale ndaj secilit luftëtar të UÇK-së.
Ai ka theksuar se është mënyra më e drejtë për të dëshmuar të vërtetën që u fitua me luftë.
Ndërkaq, edhe më herët ka reaguar Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Thaçi ka thënë se nuk ka gjykatë, tendencë dhe as fabrikim që mund ta njollosë Veselin dhe luftën e tij për çlirim, njofton Telegrafi.
Sado e padrejtë ftesa për në Gjykatën Speciale për luftëtarët e UÇK, nuk mbetet tjetër veçse e drejta për të treguar të vërtetën për të drejtën e fituar me luftë nga një popull, që pa Ushtrinë Çlirimtare do të ishte ende i mohuar në të drejtën e tij! Solidarë me Kadri Veselin????
— Edi Rama (@ediramaal) November 7, 2019