Telegrafi

Rama në mbështetje të Erdogan-it, Berisha thirrje komunitetit shqiptar në Turqi: Ndërhyrje e palejueshme

LSA

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha mbajti këtë të martë një deklaratë për media, ku i kërkoi komunitetit shqiptar në Turqi që të mos e marrë parasysh mesazhin e kryeministrit Edi Rama për të mbështetur presidentit Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Berisha ftoi kumunitetin shqiptar në Turqi që të votojë për liritë e tyre në zgjedhjet e 14 majit, duke u pozicionuar kundër presidentit Erdogan.

“Jam sot këtu për të denoncuar publikisht ndërhyrjen skandaloze të Edi Ramës në fushatën elektorale të vendit mik, Turqisë”, tha Berisha.

“Me një mesazh të gjatë, që synon t’i adresohet komuniteti të gjerë shqiptar në republikën e Turqisë, Edi Rama, një armik i vërtetë i votës së lirë, në shkelje flagrante të ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare, u kërkon shqiptarëve, qytetarëve turq, të votojnë me 14 maj për presidentin aktual në largim të Turqisë”, tha Berisha.

“Me këtë rast, duket dënuar këtë ndërhyrje të pafalshme dhe të palejueshme të një njeriu që nuk respekton asnjë ligj dhe asnjë normë, kombëtare apo ndërkombëtare, u rikujtoj komunitetit shqiptar në Turqi, duke i shprehur atij nderimin më të madh, se njeriu që u bëri thirrje nga Tirana se për kë duhet të votojnë, është një armik i vërtetë i lirive të qytetarëve shqiptarë, i votës së tyre, i pasurive të shqiptarëve, i ligjeve të vendit”, tha Berisha. /Telegrafi/