Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për “France 24” ka theksuar se shqiptarët në Maqedoni nuk janë minoritet, por një etni që përbëjnë 35 për qind të popullsisë.
“Në Maqedoni nuk ka minoritet shqiptar, ka etnicitet shqiptar. Ka më shumë 35 për qind shqiptarë në Maqedoni. E vetmja gjë që duhet të bëjë Maqedonia është Marrëveshja e Ohrit e nënshkruar në udhëheqjen euroamerikane”, u shpreh Rama.
Duke e cilësuar të rëndësishëm integrimin e rajonit dhe të Shqipërisë në BE, Rama iu përgjigj pyetjes se nëse mendon se 27 vendet anëtare të BE janë lodhur me anëtarësime dhe do të mbyllin portat?
“Nuk ka alternativë tjetër veç anëtarësimit”, u përgjigj Rama.