Site icon Telegrafi

Rama në Kuvend: Dy rastet kur e kam ndeshur Shullazin!

Gjatë fjalës në parlament, kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të opozitës se ka njohje me Emiliano Shullazin. Rama tha se e ka ndeshur Shullazin në dy raste: “Në zgjedhjet e 2007 dhe në 2009 kur dhunonte takimet elektorale te PS te njësia 7” tha Rama.

“Është dëshmitare Vasilika Hysi dhe Besnik Bare. Po të doni pyesni dhe një Erzen Erzen, që e keni pasur ju drejtor policie. Jo lumin, po drejtorin” iu drejtua Edi Rama demokratëve, të cilët sot e akuzojnë se po e përdor Emiliano Shullazin për presion ndaj kundërshtarëve të tij.

Rama shpjegoi edhe marrëdhënien mes policisë dhe prokurorisë natën kur u arrestua Shullazi. Sipas tij, policia kishte pritur deri pas orës 12 të natës autorizimin për arrestimin e Shullazit, Lapsi.al.

“Në fakt, e vërteta edhe sikur të ishte kështu përsëri nuk do të ishte kundër asaj që po them unë. Sepse normalisht arrestimet bëhen ne bashkepunim me prokurorine. Por në këtë rast e vërteta është pak më ndryshe, ndalimi është bërë nga policia që ka filluar procedurën pa pasur një denoncim konkret, por duke u nisur vetëm nga një indicie e paprovuar dhe e ka ndaluar dhe ka kërkuar nga prokuroria autorizimin për arrestim dhe e ka marrë autorizimin pas mesnate, ndërkohë që personazhi në fjalë ishte në qeli”, u shpreh Rama. /Telegrafi/

Exit mobile version