Site icon Telegrafi

Rama në Këshillin e Përgjithshëm të OSBE-së: Nuk duam të ndërhyjmë në Bjellorusi, por të ndihmojmë

Nga tryeza e Këshillit të Përgjithshëm të OSBE-së që u mblodh në një takim të posaçëm në Vjenë për situatën në Bjellorusi, kryeministri Edi Rama që mban kryesimin e radhës së kësaj organizate e bëri të qartë që në fillim se synimi nuk është ndërhyrja në punët e brendshme të një vendi anëtar, por afrimi i palëve drejt dialogut.

“Dua të bëj disa gjëra të qarta. Sado të forta të jenë opinionet që kemi nëse duam të luajmë këtë rol konstruktiv nuk na takon të ndërhyjmë në çështjet e brendshme mes autoriteteve të larta të Bjellorusisë dhe shoqërisë që ka dalë në rrugë. Sado të forta mund të jenë ndjenjat që ne si individë mund të kemi ndërkohë që shohim këto skena nuk na takon ne të marrim anë. Së treti ne nuk po kërkojmë dhe as nuk duhet të kërkojmë rolin e vjetëruar të ndërmjetësimit mes dy palëve. Thjesht duam të ndihmojmë Bjellorusinë si një prej nesh në këtë moment mjaft kritik”, tha Rama.

Rama i ktheu një përgjigje edhe Rusisë që këmbëngul për të mos pasur ndërhyrje të jashtme në krizën e Bjellorusisë duke sjellë si shembull atë që ndodhi në Ukrainë.

Rama i adresoi një thirrje të drejtpërdrejtë qeverisë bjelloruse të pranojë ofertën e OSBE-së përpara se situata të rëndohet akoma më shumë.

“Dua t’u bëj thirrje autoriteteve bjelloruse, ju lutem jepini një mundësi kësaj oferte”, tha Rama./ Tv Klan

 

Exit mobile version