Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook njoftoi sot për vizitën njëditore në Francë dhe takimin me homologun francez, Cazeneuve.
“Gjithnjë kënaqësi rikthimi në Paris. Një program i ngjeshur njëditor me biznesin, median dhe kryeministrin e Francës, Bernard Cazeneuve”, shkruan Rama në një postim në FB.