Site icon Telegrafi

Rama në Francë: Me Parisin për lirinë, barazinë dhe vëllazërimin! (Foto)

“Mbarë bota do të shohë se si njerëzit do të dalin në rrugë në përgjigje të vrasjes barbare të 12 njerëzve të mërkurën e shkuar. Por, ndërkohë, ekstremistët e djathtë evropianë po mobilizohen gjithashtu në antiprotesta dhe tanimë dy mjedise besimi të myslimanëve janë sulmuar. Kjo është ekzaktësisht çka vrasësit kërkuan: Përçarje dhe Frikë”!

Rama shkruan gjithashtu se është koha e një zgjedhjeje të qartë mes urrejtjes përçarëse dhe unitetit për lirinë, barazinë, vëllazërimin.

Rama në një intervistë të drejtpërdrejt në televizionin francez France 24 ka deklaruar se sulmi terrorist që u bë më 7 janar në Paris ishte sulm edhe ndaj Shqipërisë.

Duke folur në gjuhën frënge ai ka deklaruar se në Paris nuk e ka ndjerë veten si i huaj, por sikur të ishte në shtëpinë e tij. Sipas tij, në botën demokratike duhet vlerësuar liria fetare, ndërsa ka shtuar se sulmi në Paris nuk ka lidhje me fenë islame.

Moderatorja e televizionit e ka pyetur kryeministrin shqiptar edhe për tre lapsat në xhepin e palltos së tij me ngjyrat e flamurit francez. Rama tha se para se të jetë politikan është artist dhe këta lapsa i ka vendosur në shenjë solidariteti me popullin francez. /Telegrafi/

 

Exit mobile version