Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dorëzuar familjes Kashiku statusin “Dëshmor i Atdheut” për Anri Kashikun, i riu që sakrifikoi jetën për të shpëtuar dy të mitur në plazhin e Durrësit.
Anri Kashiku është djali hero që dha jetën e tij për të shpëtuar dy jetë të tjera, atë të vëllait të tij të vogël dhe të shokut të tij.
Kryeministri Rama ishte në shtëpinë e familjes Kashiku, për t’i ngushëlluar për ndarjen e parakohshme nga jeta të djalit të tyre, si dhe për t’i dorëzuar familjes statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për Anrin.
“Sipas ligjit të ri që kemi bërë ne dhe që lidhet me aktet e herozimit, se ai shpëtoi dy jetë, ai shpallet “Dëshmor i Atdheut”– tha Kryeministri Rama.
Anri njihej nga miqtë e të afërmit e tij si një djalë i ri, i guximshëm dhe i apasionuar pas futbollit.