Site icon Telegrafi

Rama në Bruksel, takon Michel dhe Von der Leyen

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka udhëtuar këtë të mërkurë drejt Brukselit ku do të takohet me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel në orën 14.00.

Më pas kreu i qeverisë shqiptare do zhvillojë një takim me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Takimet vijnë dy javë përpara se në Tiranë të mbahet samiti për Ukrainën dhe takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të planit të rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Komisioni Evropian.

Departamenti Amerikan i Shtetit zhvilloi një ditë më parë një bashkëbisedim me gazetarë shqiptarë dhe gjermanë në lidhje me vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken fillimisht në Shqipëri dhe më pas me prezencën e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, i pranishëm në bashkëbisedim, bëri me dije detajet e dhëna nga përfaqësuesit e lartë të DASH, si Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Evroazinë James O’Brien, dhe ish-ambasadorja Yuri Kim, në cilësinë e Zëvendës Asistentetes të Sekretarit Amerikan për Evropën dhe Evroazinë.

Ish-ambasadorja Kim tha se vizita e sekretarit Blinken në Shqipëri do të zgjasë rreth 8 orë dhe në fokus do të jetë e ardhmja e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/

 

Exit mobile version