Telegrafi

Rama: Nderojmë katër protestuesit paqësorë të 21 janarit, vrasja barbare e të cilëve kërkon drejtësi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përkujtuar katër viktimat e protestës së 21 janarit që ndodhi 11 vjet më parë në Tiranë.

Rama teksa ka kujtuar 11 vjetorin e kësaj proteste ka thënë se vrasja barbare e katër protestueseve kërkon drejtësi.

“…Me bindjen që drejtësia vonon po nuk harron, si edhe ndjesinë më në fund pozitive nga shenjat e dallueshme të veprimit të drejtësisë së re, nderojmë sot katër protestuesit paqësorë të 21 janarit, vrasja barbare e të cilëve kërkon drejtësi”, shkruan Rama. /Telegrafi/