Site icon Telegrafi

Rama ndan pamje nga mbledhja në Tepelenë: Reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vijuar traditën 10-vjeçare të takimeve dy ditore informale me kabinetin përpara nisjes së pushimeve të verës.

Në llogarinë e tij në Facebook, Rama të premten ka publikuar disa fotografi nga kjo mbledhje e zgjeruar e ekzekutivit që po mbahet në Tepelenë, dhe e cila do të zgjasë dy ditë.

Krahas fotografive kryeministri shqiptar ka shkruar “reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh në prag të një sezoni të ri reformimesh dhe vetëreformimi”.

“Tepelenë, çaste nga mbledhja e zgjeruar e qeverisë që do të zgjasë dy ditë. Vetëm përpara”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

Exit mobile version